Konventa e LSI/ Kryemadhi: Fronti opozitar gati të përballet me kupolën narko-kanabiste

Konventa e LSI/ Kryemadhi: Fronti opozitar gati të përballet me kupolën narko-kanabiste

93
0
Shares

Nga Koventa e LSI-së, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi paralajmëroi qeverinë se situata kritike ku e ka futur vendin do të marrë zgjidhje nëpërmjet një aksioni të fuqishëm opozitar për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. “Sfida jonë si një opozitë e përgjegjshme është që të mos përsërisim gabimet e të shkuarës. Duhet t’i japim frymë mobilizimit të frontit opozitar kundër kupolës narko-kanabiste”, deklaroi Kryemadhi. Ajo nënvizoi se skandali Tahiri ka lëkundur seriozisht pozitat e kryeministrit Edi Rama dhe ai nuk mund të fshehë më lidhjet e tij me krimin e organizuar. “Edi Rama po zbaton planin e rrit të gatuar në skutat e krimit. Ky njeri që deri më sot nuk ka patur asnjë marrdhënie me të vërtetën dhe përgjegjësinë për të drejtuar shtetin çdo dite e më shumë ndihet i frikësuar për karrigen që po i lëkundet e për hir të saj ai është gati të bashkëpunojë me çdo kriminel apo bandë që mund të sigurojë postin e blerë me paratë e drogës. Është në dilemë për të shitur apo për të riblerë, Saimir Tahirin”, tha Kryemadhi, duke theksuar se ka ardhur koha për t’u përballur me mazhorancën e kapur nga bandat. Sipas Kryemadhit sfida e shoqërisë tonë është dilema ekzistenciale nëse do të vazhdojmë të jemi një Republike Parlamentare e shtetit të së drejtës, e denjë për një vend anëtar i NATO-s, apo do të kthehemi në një “diktaturë kolumbiane të Europës”. Ajo deklaroi se i duhet dhënë zë qindra mijëra qytetarëve, që sot ndodhen të pashpresë, pasi nuk mund të pranojmë më një qeveri dhe një kryeministër që na ka damkosur si narko-shtet dhe që kanalizimin e vendit e ktheu në projekt kombëtar. “Duhet të ngjallim besimin te qytetarët e zhgënjyer, sepse në këto 27 vite dështuam të ndërtojmë një copëz Europë në Shqipërinë tonë. Duhet të trokasim në dyert e bizneseve që po përballen me taksat e larta dhe janë në kushtet e mbijetesës.Sot shqiptarët kanë humbur shpresën nga kjo qeveri e lidhur me bandat, të cilat po bëjnë ligjin në rrugët e qyteteve, ndërsa qytetarët po shikojnë si mundësi largimin nga vendi për një jetë më të mirë”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY