FOTO/ Vlorë, sekuestrohen pasuritë e Habilajve, ja çfarë gjeti policia

FOTO/ Vlorë, sekuestrohen pasuritë e Habilajve, ja çfarë gjeti policia

178
0
Shares

Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të
informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe
Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”, është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror
“Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen “Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë
Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.
Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen “Nëntori”Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian
Habilaj.
Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.
Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen “ i Ftohtë”në pronësi të K.H..
Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..
Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.
Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti
kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Pastrimi i
produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY