Masakroi ish gruan me çekiç, flet motra e Besnikut: Nuk e fal...

Masakroi ish gruan me çekiç, flet motra e Besnikut: Nuk e fal për…

166
0
Shares

Motra e muratorit shqiptar që masakroi gruan më çekiç ka folur për mediat dy ditë pas ngjarjes. Natalie Habibaj shprehet se Besniku e donte gruan e tij. “Ai ka punuar gjithmonë, kunatës sime i ka dhënë gjithçka. Ai mund të bënte drejtësi edhe në mënyra të tjera. Vëllai im i dha gjithçka gruas së tij, e donte aq shumë, dhe mendoj se e do ende. Une nuk e fal atë për veprimin që bëri. Kishte një mijë mënyra për të vënë drejtësi. Tani ai ka humbur gjithçka”.

Natalie Habibaj ka jetuar në Itali për 26 vjet, në Tolentino, e punon si ndihmëse për të moshuarit. Ajo është motra e Besnik Habibaj, punëtor ndërtimi, banor i Pollenza. 55 vjeçari thuhet se është shumë punëtor, një njeri që kishte blerë dhe pastaj rregulluar një shtëpi në qendër të Pollenza, ku jetonte familja.

“Ai i dha gjithçka gruas së tij. E donte ate. Mendonte gjithmonë per te, sa ndonjëherë duke folur me mua, me therriste Lina (ashtu siç i thoshte shkurt gruas se tij quajtur Trendelina Halimi). Ashtu si Natalie, Habibaj kishte ardhur në Itali, nga Durresi 26 vjet më parë. Cifti ka dy fëmijë: një vajzë, Refo, 21, dhe një djalë, Denis, 19 vjec. Ai donte që fëmijët të studiojnë. A është ai baba i keq për këtë? Kishte të gjitha mundesite për t’i paguar të gjitha shpenzimet”, thotë Natalie Habibaj.

Në fund të gushtit, Trendelina e kishte denoncuar burrin per dhune ne familje dhe gjykata kishte dhene urdher mbrojtje dhe ai nuk duhej ti afrohej. Ky ishte edhe shkaku i ndarjes mes tij dhe gruas.

“Ai më tha se donte ta shiste shtëpinë dhe pastaj të ndahej,”- thotë Natalie.

Megjithate Natalie lutet per kunaten: “I lutem Perëndisë që ajo t”ja dalë, sepse eshte vetëm 41 vjec dhe ka dy fëmijë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY