EMRAT/ “Pesha” e Saimir Tahirit në PS ndahet mes dy grave

EMRAT/ “Pesha” e Saimir Tahirit në PS ndahet mes dy grave

182
0
Shares

Është mbledhur pasditen e sotme Kryesia e PS ku do të diskutohet zëvendësimi i Saimir Tahirit në postet që u pezullua në parti pas akuzave nga prokuroria për përfshirje në dosjen e Habilajve.
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, do të zëvendësojë deputetin Saimir Tahiri në postin e Koordinatorit Kombëtar të Bashkëqeverisjes. Ndërsa Blerina Gjylameti do të zëvendësojë Tahirin në krye të PS-së për Tiranën.
Kështu ka vendosur sonte mbledhja e kryesisë së PS-së, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Mbledhja e sotme u zhvillua pikërisht për të përcaktuar zëvendësuesit e Saimir Tahirit në postet që ish ministri mbante në PS.
Ish-ministri i Brendshëm u pezullua nga të gjitha funksionet pas daljes së përgjimeve nga Italia, ku përmendet edhe emri i tij, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.
Në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar, kreu i partisë Edi Rama, njoftoi largimin e deputetit Saimir Tahiri nga grupi, deri në zbardhjen e së vërtetës. Sakaq, atij iu hoqën edhe funksionet e tjera në PS.
Ndaj deputetit Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për implikimit të emrit të tij në dosjen e përgjimit të bandës së Habilajve.

Deklarata e Taulant Ballës për mediat
Lidhet me raportimin dhe analizën e ecurisë të deritanishme të procesit të zgjedhjeve në PS. Prej datës 15 shtator ne kemi filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë organizativ të PS, kryetarët e organizatave.
Më pas do të pasojë me zgjedhjen e kryetarëve të këshillave socialistë në çdo njësi administrative, në 384 njësitë administrative të Shqipërisë. Si Sekretar i Përgjithshëm shpreh kënaqësinë për ecurinë e deritanishme.
Nesër do të kemi dhe kryetarët në nivel bashkie të PS për një raportim dhe identifikim më të detajuar për problematikën që kemi hasur deri tani në ecurinë e procesit. Po ashtu, ka pasur një raportim dhe për ecurinë e deritanishme të një prej veprimeve më të rëndësishme politike tonat qoftë si PS, qoftë si grup parlamentar, qoftë si qeveri.
Kryesia e PS ka mandatuar Elisa Spiropalin që të jetë koordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes me njerëzit për të vijuar punën intensive që sapo kemi nisur të komunikimit në çdo cep të Shqipërisë me këdo që është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe të bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam.
Po ashtu Kryesia e partisë shprehu vlerësimin për punën e deritanishme por dhe besimin e madh që kolegia jonë Blerina Gjylameti të drejtojë PS e Tiranës prej këtej e në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY