“Doing Business 2018”, Shqipëria bie me 7 vende – Keq me energjinë,...

“Doing Business 2018”, Shqipëria bie me 7 vende – Keq me energjinë, taksat dhe lejet e ndërtimit

99
1
Shares

Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018” duke u renditur e 65-a ndërkohë që një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim- raporton revista ‘Monitor’.
Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë është ose është vështirësuar ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas. Në raport me veten bilanci është pozitiv me një përmirësim prej 0.96% krahasuar me të njëjtin raport të një viti më pare.
Shqipëria ka shënuar përmirësim në dy aspekte: Sigurimi i financimit pra kredidhënia është përmirësuar aksesi në financim përmes disa nismave ligjore që lidhen me amendimet në Kodin Civil si dhe disa aspekte të falimentit. Aspekti i dytë me përmirësim është pjesa e rregullimit të tregut të punës ku Shqipëria ka amenduar ligjin për orarin e punës që lejohet në një javë si dhe faktin që burrat dhe gratë të trajtohej njëlloj në rastet e shpërblimeve.
Marrja e energjisë elektrike vazhdon të jetë sfidë për biznesin në vend duke e renditur Shqipërinë në vendin e 157 nga 190 ekonomi por treguesi i pikëve është përmirësuar me 0.01% krahasuar me atë ku ishim një vit më parë.
Në vendin e dytë renditet pagesa e taksave ku Shqipëria ka regjistruar vendin e 125 me një përkeqësim prej 0.54%.
Lejet e ndërtimit edhe pse duket se kanë pësuar një përmirësim kohëve të fundit nuk kanë mundur të sigurojnë një renditje më të mirë sesa vendi i 106 por në raport me veten jemi përmirësuar modestisht me 0.03%.
Më pas vjen regjistrimi i pronave ku Shqipëria renditet në vendin e 103.
Më mirë nga të gjithë procedurat e mara në vlerësim është ajo e mbrojtjes së investitorëve në minorancë ku jemi të 20-ët dhe më pas tregtia, pra ulja e barrierave tregtare ku Shqipëria renditet në vendin e 24.
Fillimi i një biznesi na rendit të 45-ët kurse aksesi në financim të 42-ët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY