Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmonedhën e re, ndryshimet që do...

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmonedhën e re, ndryshimet që do të pësojë 500 lekëshi

493
0
Shares

Kartëmonedha 500 lekëshe që përdorim sot nuk do të jetë më e njëjta. Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 10 nëntor 2017 do të hidhet në qarkullim kartëmonedha shqiptare me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015. Rishtypja e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 500 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 15, datë 26.02.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2015, ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2007. Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”. Duke filluar nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY