VIDEO & EMRI/ Kavajë, prangoset anëtari i bandave të trafikantëve i superkërkuar...

VIDEO & EMRI/ Kavajë, prangoset anëtari i bandave të trafikantëve i superkërkuar në Itali

158
0
Shares

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur dje, kapjen e personit në kërkim ndërkombëtar Tafil Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë.
Ky person është i shpallur në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros/Itali, me vendimin e datës 02. 11. 2005, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar, pasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.
Veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shtetit Italian.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY