“TAHIRI”/ Manjani: Ndaleni këtë poshtërsi, drejtësia nuk është larje hesapesh mes politikanëve

“TAHIRI”/ Manjani: Ndaleni këtë poshtërsi, drejtësia nuk është larje hesapesh mes politikanëve

843
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me kërkesën për arrestimin e ish ministrit Sajmir Tahiri. Me anë të një statusi në favebook, Manjani e ka cilësuar këtë veprim si një poshtërsi që po bëhet për larje hesapesh mes politikanëve.

Postimi i Manjanit:
Nuk na duhet një Kadri Hazbi… Edi Rama na sugjeron se “është Ai që ka vendosur burgosjen e Sajmirit”. Nëse vërtetë është kështu duhet ndalur kjo poshtërsi! Është e ngjashme me gjyqin politik të Kadri Hazbiut!

Akuza, arresti, kontrolli i banesës apo edhe gjykimi e dënimi/pafajësia, në shoqërinë demokratike janë çështje ekskluzive të drejtësisë, jo të qeverisë!

Drejtësia nuk mund të jetë larje hesapesh ndërmjet politikanësh! Ajo i shërben publikut për të vendosur sundimin e ligjit për të gjithë njësoj. Drejtësia është vendi ku të vërtetat dalin me prova jo me llafe! Publikut i intereson të dijë se si u kanabizua i gjithë vendi? Kush urdhëroi zbatimin e ketij projekti? Kush u mor me te? Kush perfitoi dhe sa?

Dua të besoj se Prokuroria e ndihmuar dhe nga institucione te huaja, po e trajton kështu këtë çështje! Dua të besoj se ajo që sugjeron Rama, se është Ai që po ja fut Sajmirit, është gënjeshtër e një keqbërësi të kapur në flagrancë!

Arsye për ta besuar këtë ka plot, por kryesorja është se grupi kriminal u arrestua nga Italianet dhe droga e sekuestruar mbreme u bë pa dijenine e policisë që do Rama.

Ai është kapur në flagrancë nga opinioni publik, si drejtues i operacionit të kanabizimit për të blerë zgjedhjet! Mbetet që ta zërë në flagrancë edhe drejtësia me fakte e prova! Ndërkohë shpresoj shumë që Sajmiri të mos jetë Kadri Hazbiu. Është kohë tjetër kjo që jetojmë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY