FOTO/ Itali sekuestrohen 2 ton drogë, në pranga korrieri shqiptar

FOTO/ Itali sekuestrohen 2 ton drogë, në pranga korrieri shqiptar

134
0
Shares

Dy ton drogë janë sekuestruar nga karabinierët. Në pranga ka rënë një korrier shqiptar e ndërse shoferët përfituan nga errësira dhe shpëtuan. Mbrëmjen e datës 17 tetor, një operacion i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 ton marijuanë në bordin e dy furgonave në afërsi të zonës bregdetare Lido di Spina në provincën e Ferraras. Gjatë operacionit u arrestua dhe korrieri i drogës, shqiptari R.R 19 vjeç nga Vlora. Drejtuesit e tyre nuk iu bindën urdhërit të policisë italiane për të ndaluar, e për disa minuta forcat italiane të rendit u vunë në ndjekje të tyre. Pas disa kilomtrash dy furgonat u braktisën në rrugë nga trafikantët e drogës të cilët të ndihmuar nga errësira i shpëtuan arrestimit.  Në bordin e fugonave policia italiane sekuestroi rreth 2041 kg marijuana dhe 10 kg hashash të konfeksionuara në 90 thasë të mëdhenj. Vlera e shitjes do t’i sillte trafikantëve një përfitim që do të kapërcente 20 milionë euro. Dy furgonat rezultojë të marrë me qira në Itali. Korrieri shqiptar R.R 19 vjeç nga Vlora u arrestua në territorin përreth, në mëngjesin e datës 18 tetor. Ishte pa leje qëndrimi në Itali e karta e tij e identitetit u gjet në një nga furgonat. Sipas hetuesve italianë, ngarkesa e sekuestruar e drogës ka mbërritur në brigjet e bregdetit të Ravenës nga Shqipëria me destinacion shitje në tregjet e Venetos dhe Bolonjës. Ndërkohë, hetimet e policisë italiane vazhdojnë për të zbuluar gjithë rrjetin e këtij trafiku lëndësh narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY