FOTO/ Itali, aksident i rëndë, vdes një shqiptar

FOTO/ Itali, aksident i rëndë, vdes një shqiptar

159
0
Shares

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 22:30 minuta në zonën e Valganna, në Varese. Raportohet se një makinë ku udhëtonte një shqiptar është përplasur me mbrojtëset e rrugës. Bashkë me të udhëtonte edhe një fëmijë 13 vjeç. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari i identifikuar si Frank Marku, 34 vjeç ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Ai kishte dalë jashtë makine, duke përfunduar në asfalt. Edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë, sërish i riu shqiptar nuk kishte mundur të mbijetonte. Ndërsa gjendja e fëmijës 13 vjeç është e stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Image

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY