Bllokimi i aplikimit të Lotarisë Amerikane, ambasada tregon se ku qëndron problemi

Bllokimi i aplikimit të Lotarisë Amerikane, ambasada tregon se ku qëndron problemi

113
0
Shares

Prej më shumë se 48 orësh, të gjithë ata që kanë provuar të aplikojnë për Lotarinë Amerikane janë gjendur përballë një faqeje joaktive, me mbishkrimin “jashtë funksionit për mirëmbajtje”. Ambasada Amerikane në vendin tonë ka sqaruar se ndërprerja nuk e ka origjinën në Shqipëri, por ka prekur praktikisht të gjitha vendet në të cilat aplikohet programi i vizave përmes lotarisë.

“Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohë- sisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën, që prek të gjitha vendet, jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion”.

Kështu, zyrtarisht nuk ka ende asnjë të dhënë mbi rifillimin e procesit. Po ashtu, nuk dihet nëse këto ditë do të sjellin zhvendosje të afateve të aplikimit. Udhëzimi përcakton si datë të fundit 7 nëntorin. Ndërsa më herët ka qenë vetë Ambasada, e cila ka apeluar që aplikimet të mos kryheshin në javën e fundit, pasi kjo do të sillte probleme me sistemin. Por pa u bërë java, serveri ka shfaqur probleme, duke detyruar mbikëqyrësit e tij që të pezullojnë përkohësisht praktikën deri në rikuperimin e dëmit të krijuar.

faqja

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY