Paketa e re fiskale, nga 1 janari shqiptarët do të paguajnë më...

Paketa e re fiskale, nga 1 janari shqiptarët do të paguajnë më shumë taksa për banesat

107
0
Shares
sheshit Skenderbej, pas vendimit te marre nga Bashkia e Tiranes per rehabilitimin e ketij sheshi.

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm. Taksa do të vendoset në bazë të vlerës së pronës duke u mbështetur në çmimet referencë që përcakton qeveria. Paketa e re fiskale sjell dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm, që lidhet me taksimin e pronës që prej 1 janarit 2018.
Sipas variantit paraprak të paketës, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse mbi sipërfaqen siç është aktualisht, por do të bazohet mbi vlerën e pronës sipas çmimeve referencë që përcakton qeveria. Por pavarësisht ndryshimit të formulës, barra e taksës për shtëpitë e para pritet të mos rritet, por të mbetet në nivele të njëjta me taksën që paguhet aktualisht.
Por për shtëpitë e dyta dhe të treta taksa do të rritet. Sipas variantit që po diskutohet, familjet që kanë më shumë se një apartament do të detyrohen të deklarojnë shtëpinë e parë. Ajo do të taksohet me taksë të ulët, ndërsa apartamentet e dyta apo të treta dhe më tej do të kenë një taksë më të rënduar. Masa se sa do të jetë taksa për shtëpitë e tjera veç asaj të parës është ende duke u diskutuar, por e sigurtë është se ajo do të rritet.
Prej disa vitesh Ministria e Financave ka punuar për ndërtimin e kadastrës fiskale, e cila do të regjistrojë të gjithë inventarin e pronave të patundshme sipas vlerës së tyre.
Kjo kadastër do të jetë dhe baza e taksimit për pronat. Sipas FMN, Shqipëria është një nga vendet që mbledh më pak të ardhura nga taksat e pronës. Ngritja e kadastrës fiskale dhe ndryshimi i sistemit të taksimit ka qenë një nga kërkesat më të përsëritura që Fondi ka bërë ndaj qeverisë në tre vitet e shkuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY