Arrestimi i Eduart Ndocajt, zbardhet denoncimi i italianit

Arrestimi i Eduart Ndocajt, zbardhet denoncimi i italianit

121
0
Shares

Vincezo Ricci është shtetasi Italian që e ka denoncuar ish deputetin e Partisë Socialiste, Eduart Ndocajn. Ricci ka deklaruar në Policinë e Lezhës se Eduart Ndocaj i ka folur në emër të qeverisë dhe I ka thënë se qeveria shqiptare do të shtronte më shumë se 50 km tubacione për gazsjellësin TAP.

Pasi jam takuar disa herë me Eduart Ndocajn, fillimisht më ka kërkuar një makinë. I kam dhënë një Audi Q7, për të cilën disponoj edhe një kontratë përdorimi. Më pas më ka kërkuar 78 mijë euro. Fillimisht i kam dhënë 25 mijë euro, pasi më tha që i donte përfaqësuesi i qeverisë për të miratuar tenderin. Më pas i kam dhënë edhe 53 mijë euro në dy këste. Dua të theksoj se i kam paguar më shumë se 8 mijë euro gjoba Eduart Ndocajt në Itali, që i ka marrë me makinën e tij. Këto ja kam paguar pasi më tha ai, por unë kërkoj që të më kthejë makinën Audi Q7 dhe 78 mijë euro, që mi ka marrë duke më mashtruar. Më thoshte vazhdimisht se kishte lidhje me qeverinë, më pas kur unë insistoja se kur do e fitojë tenderin, më thoshte justifikime, derisa e kuptova që më mashtroi”, – shprehet në kallëzim e tij Vincezo Ricci.

Ndërkohë Eduart Ndocaj në dëshminë e tij ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me Vincezo Ricci. Ndocaj do të ndiqet në gjendje të lirë për këtë akuzë dhe menjëherë pasi iu përgjigj pyetjeve të Policisë, u largua në drejtim të Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY