Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve që vidhte makina luksi

Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve që vidhte makina luksi

133
0
Shares

Një bandë me 17 anëtarë është shkatërruar totalisht. Ngjarja ka ndodhur në Itali në Monza. Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i finalizimit të një operacioni të mirë organizuar, ku në total në prangat e policisë ranë 17 persona. Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin mes moshave 21 deri në 65 vjeç. Ata  janë 7 shqiptarë, 6 italianë, 1 maroken, 1 egjiptian, 1 rumun dhe 1 bullgar, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura dhe akuzohen për vjedhje si dhe riciklim të makinave të vjedhura luksoze. Grupi operonte në Milano, Monza Brianza, Bergamo, Chieti dhe Pavia. Ata kishin vjedhur 23 makina luksoze me një vlerë të parashikuar prej 1,750,000 euro. Sipas larena.it, hetuesit e Monza-s zbuluan nga bisedat telefonike të kamionistit, se banda ishte drejtuar nga një shqiptar në Monza. Banda në fjalë kishte role specifike, që nga vjedhja, e deri tek heqja apo zëvendësimi i kornizave të makinave, që nga BMË-ja, Audi, Jaguari si dhe Range Rover, të cilat janë shitur më pas në Itali dhe jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani, Shqipëri dhe Mal të Zi. Hajdutët përdornin sistemin “jammer”, aparate që çaktivizojnë mekanizmat e hapjes dhe të antivjedhjes në makina, ku neutralizojnë dhe sistemin GPS. Pasi vidheshin, mjetet luksoze fshiheshin në garazhe nëntokë në Lombardi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY