FOTO/ Kjo është vogëlushja 5 vjeçare që po kalon në menopauzë

FOTO/ Kjo është vogëlushja 5 vjeçare që po kalon në menopauzë

137
0
Shares

Një vajzë e vogël nga Australia, së shpejti do të shfaqë shenja të menopauzës pasi ajo filloi ciklin menstrual në moshën katër vjeçare si pasojë e sëmundjes Addison. Emily Dover 5 vjeç, ka qime pubike, gjinjë të zhvilluar dhe akne në fytyrë, tha për Mirror Online nëna e Emily. Në moshën 5 vjeçare, vogëlushja Dover vuan edhe nga mbipesha, gjë që e ka bërë të tallet nga shokët e klasës.

“Ajo nuk pati kurrë shansin të ndihet një vajzë e vogël”,- tha nëna e saj Tam, 41 vjeç.

E vogla austriliane është gjithashtu shumë e ndjeshme për shkak të gjendjes së saj dhe diferencat me shokët e klasës të cilët nuk mund ta kuptojnë sëmundjen e Dover. Megjithëse ajo ka lindur e shëndetshme, filloi të rritej me shpejtësi brenda një jave nga dita kur kishte lindur ndërkohë që kishte probleme me gjumin. Në moshën katër muajshe, ajo ishte rritur në madhësinë e një fëmije 1 vjeç dhe në moshën dy vjeçare gjinjtë i ishin zhvilluar. Pas testeve dhe analizave të shumta që vogëlushes iu bënë ndër vite, Dover u diagnostikua me sëmundjen Addison në moshën 4-vjeçare. Gjendja e Dover karakterizohet nga një çrregullim i rrallë i gjëndrave të veshkave, duke bërë që asaj t’i mungojnë dy hormone kryesore: kortizol dhe aldosterone. Kjo sëmundje megjithëse zakonisht prek vetëm të rriturit mbi moshën 30 vjeçare, në disa raste kur prek edhe fëmijët, mund të shkaktojë pubertet të hershëm dhe trajtimi i domosdoshëm i hormoneve do të stimulojë simptomat e menopauzës. Dover është gjithashtu në spektrin e autizmit dhe vuan nga çrregullime të gjendjes emocionale, një simptomë e zakonshme e të sëmurëve me Addison. Sëmundja e Addisonit është një çrregullim që ndodh kur trupi i njeriut prodhon sasi të pamjaftueshme të hormoneve të caktuara të prodhuara nga gjëndrat adrenale. Në sëmundjen e Addisonit, gjëndrat e veshkave prodhojnë shumë pak kortizol dhe shpesh nivele të pamjaftueshme të aldosteronit./tvklan/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY