Maltë, grabiti argjendarinë, policia në ndjekje të hajdutit shqiptar

Maltë, grabiti argjendarinë, policia në ndjekje të hajdutit shqiptar

116
0
Shares

Policia e Maltës është në ndjekje të një 24-vjeçari shqiptar. Ramazan Hysa, dyshohet të jetë autori i grabitjes së një argjendarie. Për këtë shtetas është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Sipas mediave i riu shqiptar së bashku me një person tjetër grabitën argjendarinë Diamonds International, duke marrë mallra me vlerë qindra mijëra euro. Ndërkohë, gjatë grabitjes autorët kanë plagosur rojen e sigurisë, të cilin e goditën me qytën e një shotgani në kokë.
Ky i fundit pësoi dëmtime në kokë, por i shpëtoi vdekjes. Argjendaria që ra pre e grabitjes, Diamonds International, ndodhet në qytetin Sliema.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY