FOTO & EMRAT/ Kukës, këta janë viktimat e aksidentit

FOTO & EMRAT/ Kukës, këta janë viktimat e aksidentit

177
0
Shares

Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Tragjedia erdhi si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Sipas burimeve zyrtare aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës,  ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”. Katër persona udhëtonin në makinë, të gjithë nga fshati Nimçë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Mustaf Hoda, 45 vjeç, dhe pasagjeri, Ram Koboçi, 50 vjeç. Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e tjerë: Xh.H., 34 vjeç dhe një fëmijë 11 vjeç. Xh.H. është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës,  ndërsa N.K, 11 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, njofton Policia.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY