Aktorja e famshme plas bombën: Trump më propozoi martesë

Aktorja e famshme plas bombën: Trump më propozoi martesë

179
0
Shares

Aktorja amerikane, ka zbuluar se Donald Trump i kishte kërkuar të dilnin së bashku. Sipas Brooke Shields gjithcka ndodhi para gati dy dekadash. Trump i propozoi Shields, duke i thënë se ai është njeriu më i pasur në Amerikë. Shields ka rrefyer, se presidenti i SHBA-së ishte takuar me të pas dështimit të martesës së tij të dytë.

“Unë isha duke bërë një film dhe ai më thirri pasi që ishte divorcuar,”- ka thënë Shields.

Ajo ka zbuluar se kjo kishte ndodhur pasi që Trump ishte ndarë nga gruaja e tij e dytë Marla Maples, në vitin 1999.

Çifti ishte i martuar për gjashtë vjet. “Dhe, ai më tha se ne duhet të takohemi, pasi që është njeriu më i pasur në Amerikë dhe se unë jam e dashura e Amerikës, dhe shumë njerëz do ta pëlqenin këtë,”- ka thënë Shields.

Aktorja ia kishte humbur shpresat Trumpit, duke i thënë se ka të dashur dhe se ai nuk do të ishte i lumtur për këtë. Shields pas ndarjes nga lojtari i tenistit Andre Agassi, nisi të takohej me bashkëshortin e tanishëm Chris Henchy.

Edhe aktorja Candice Bergen ka zbuluar se presidenti aktual amerikan i kishte kërkuar takim kur ajo ishte vetëm 18-vjeç. “Sidoqoftë, nuk kemi pasur kontakt fizik”, ka thënë Bergen.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY