VIDEO/ Dalin pamje të reja nga masakra e Las Vegasit

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga masakra e Las Vegasit

102
0
Shares

Policia amerikane ka publikuar një video të re ku duket kaosi i krijuar në Las Vegas. Mijëra qytetarë që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër festivalin e muzikës country, vraponin për t’i shpëtuar plumbave që u fluturonin para syve. Përveç sirenave të veturave të policisë dhe autoambulancave, dëgjoheshin edhe policët që këshillonin qytetarët të strehohen në zona më të sigurta. Stephen Paddock 64-vjeç nga Nevada, kishte shtirë nga dhjetëra pushkë të ndryshme automatike dhe snajper mbi mijëra civilë që ishin mbledhur para hotelit Mandalay Bay, ku si pasojë e këtyre të shtënave humbën jetën 59 persona dhe qindra tjerë u plagosën. Autori i kësaj masakrës kishte filluar të gjuaj mbi turmën nga kati i 32-të i hotelit Mandaly Bay ku kishte marrë një dhomë në të cilën kishte futur mijëra plumba, pushkë të ndryshme automatike dhe lëndë shpërthyese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY