INSTAT: Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit

INSTAT: Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit

97
0
Shares

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar ritmet e rritjes, duke u zgjeruar me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit, sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, e nxitur nga ndërtimi, teksa Tirana duket se ëhstë kthyer tashmë në një kantier, por e nxitur edhe nga punimet për TAP, rrugë, stadiume etj. Ndërtimi u rrit me gati 23% me bazë vjetore në tremujorin e dytë.

Sipas INSTAT, Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë  dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,69 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,52 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,43 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,16 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,05 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,05 pikë përqindje. Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Shërbimet e tjera me  -0,11 pikë përqindje dhe Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,13 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,13 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 6,05 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë Industria Nxjerrëse e cila ka ndryshuar trendin duke shënuar rritje me 16,93 % dhe Industria Përpunuese e cila pati rritje me 6,30 %, ndërsa grupi Energji Elektrike pati rënie me 2,21 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 22,68 %, influencuar kryesisht nga investimet private  të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike si rrugë, stadiume etj. Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3,54 %, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë dhe transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 2,04 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 10,60 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 0,93 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,31 % i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 4,27 %, i ndikuar kryesisht nga shëndetësia, ndërkohë që arsimi shfaqet me rënie të lehtë. Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, pati rënie me 4,57 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 2,20 %, përfundon raporti i INSTAT.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY