EMRI/ Kapet në Londër bosi shqiptar që përdhunoi adoleshenten

EMRI/ Kapet në Londër bosi shqiptar që përdhunoi adoleshenten

207
0
Shares

Një shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve Britanike. Shqiptari i identifikuar si Mark Gorini është arrestuar në në Essex të Anglisë, ku iu gjetën dokumente të rreme italiane. Gjatë kontrollimit të makinës së kishte në përdorim Gorini, oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitan të Shërbimit të Krimit të Organizuar gjetën dy pako kokainë të fshehura në bagazh. Nga të dhënat e para rezultoi se ishin një sasi prej 47 kilogramë lëndë narkotike dhe 250.000 paund te thata. Gjithashtu Gorinit iu gjet në makinë  një shumë parash dhe pajisje që kanë të bëjnë me shpërndarjen e klasit A të drogës. Ai tani po hetohet nënë akuzën e shpërndarjes së kokainës, posedimit të dokumenteve të rreme, pastrim parash dhe drejtim të makinës pa asnjë sigurim. Nga ana tjetër policia e akuzon shqiptarin dhe për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare. Ai gjatë kontrollit të makinës kishte tentuar që tu ikte efektivëve të policisë, por që kishte marrë lëndime. Ai është mbajtur në paraburgim deri në seancën e tij të ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY