Vodhi lopët në shtetin Grek, arrestohet hajduti 35 vjeçar

Vodhi lopët në shtetin Grek, arrestohet hajduti 35 vjeçar

549
0
Shares

Një 35 vjecar ka rënë në prangat e pokicise në Sarandë. I arrestuari ka rezultuar autor i vjedhjes së disa krerëvë gjedh të gjallë (lopë), në shtetin Grek.
Policia Greke ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë, se në vendin e quajtur ”Filat” në Greqi janë vjedhur disa krerë gjedh (lopë) prej një shtetasi shqiptar. Falë bashkëpunimit dhe punës së mirëorganizuar prej strukturave të Policisë së Komisariatit Sarandë dhe Policive Kufitare, asaj të Sarandës dhe asaj Greke është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj vjedhje, konkretisht shtetasi:
Petraq Malaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kocul,Vlorë.
Shtetasit të mësipërm në malin Saraqin, Konispol, iu konstatuan 14 krerët gjedhë (lopë), të cilat rezultonin të vjedhura në Filat, në pronësi të shtetasit Grek,V.Sh..
Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ”Vjedhja” dhe ”Kontrabanda me mallra të tjerë”, të parashikuara nga neni 134 dhe 174 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY