VIDEO/ Durrës, shkatërrohet grupi i kokainës, ja roli i të arrestuarve

VIDEO/ Durrës, shkatërrohet grupi i kokainës, ja roli i të arrestuarve

293
0
Shares

Policia ka shkatërruar banden e kokaines ne Durres. Tre persona janë vënë në pranga, për shitje kokaine. Arrestimet janë bërë gjatë natës nga policia e qytetit bregdetar gjatë operacionit të koduar “Segmenti”, ku janë sekuestruar 500 gram kokainë, një pistoletë, vlera monetare dhe 4  telefona celularë.

Janë arrestuar në flagrancë:

Laurian Malko 32   vjeç, banues në Durrës;

Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak;

Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Një ditë më parë në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar personave të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

rreth 0.5 kg  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher;

vlera monetare në lekë dhe Euro;

4 aparate telefoni celularë.

Roli i shtetasve të arrestuar:

Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë. Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali  ia jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky u fundit e shiste. Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’ në ngarkim të shtetasit Laurian Malko. ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ në ngarkim të Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY