Vrasjae Çollakut, vjen ekspertiza e GPS-it të makinës së Dalipajt

Vrasjae Çollakut, vjen ekspertiza e GPS-it të makinës së Dalipajt

445
0
Shares

Ekspertiza e GPS-it te makines se Ervin Dalipaj ka ardhur. Me ane te nje CD do te tregohen lëvizjet e tij ditën e rrëmbimit të Gazmend Çollakut në Durrës, që më pas u gjet i vrarë. Sot në seancën e radhës në gjyqin ndaj Denis Shtrazës, autorit të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut në Durrës, i cili u gjet i lidhur me një plumb në kokë, kishte mbërritur nga Gjermania aktekspertiza për GPS e makinës “Mercedes Benz ML” të Ervin Dalipajt, ku Prokuroria pretendon të jenë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës. Por përfaqësues të gjykatës dhe asnjëri në sallë nuk dinin ta hapnin. Akteksprtiza e cila kishte mbërritur në një CD, nuk hapej. Avokati mbrojtës i Shtrazës, i cili duhet të merrte një kopje të përgjigjes që ka ardhur nga Gjermania, vuri në dyshim atë që duhet të kishte ai dhe tha se nuk mund ta dinte që përderisa CD nuk hapej, ai në kopjen e tij kishte të njëjtën përgjigje që do të ketë edhe gjykata. Teksa as IT e gjykatës nuk bëri dot gjë, si përfudnim gjykata vendosi që të thërrasë një ekspert për leximin e materialeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY