SKANDAL/ Arrestohen të gjithë punonjësit e AKU në Shkodër

SKANDAL/ Arrestohen të gjithë punonjësit e AKU në Shkodër

360
0
Shares

Të gjithë punonjësit e AKU kanë rënë në pranga bashkë me punonjësit e firmës që falsifikonte pije të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër si pasojë e publikimit të një video në “Stop”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të shfaqur në emisionin investigativ “STOP” ku shfaqen ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme, ju informojmë se një ditë më parë nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ekzekutoi urdhrat e Prokurorisë Shkodër për ndalimin e:

Syrri Çaku, 70 vjeç, banues në Shkodër,

Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër

Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues ne Shkodër, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale.

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, si punonjës të subjektit “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundërligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkoolike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Falsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 288/a, 149/a, 190, 189/2 , 180 i Kodit Penal. Gjithashtu u bë ekzekutimi urdhrit të Prokurorisë Rrethit Shkodër me Nr. extra datë 20.09.2017 për ndalimin e shtetasve:

Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në mënyrë të kundërligjshme. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY