VIDEO/ Itali, dy makinat përplasen kokë më kokë, vdes 28 vjeçari shqiptar

VIDEO/ Itali, dy makinat përplasen kokë më kokë, vdes 28 vjeçari shqiptar

101
0
Shares

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Sipas mediave italiane, ai është 28-vjeçari Klodjan Kërtalli, rezident në San Giusto Canavese. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore në Foglizzo. Sipas të njëjtave burime i riu shqiptar udhëtonte me një automjet tip “Volvo V40”, e cila është përplasur rreth orës 8:00 të mëngjesit me një furgon “Peugot Expert”. Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa makina “Volvo” përfundoi në hendekun në anën e rrugës. Fatkeqësisht, ndihma e shpejtë ishte e padobishme. I riu ka humbur jetën pak pasi mbërriti në dhomën e urgjencës të spitalit Chivasso pavarësisht nga përpjekjet për e mjekëve të spitalit dhe ekipit të 118-të që e ndihmoi atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY