VIDEO MESAZH/ Polica Rrugore, 2170 gjoba në një javë dhe një apel...

VIDEO MESAZH/ Polica Rrugore, 2170 gjoba në një javë dhe një apel për drejtuesit e mjeteve dhe prindërit

147
0
Shares

Drejtoria e Policisë Rrugore, ka bërë të ditur sot, të dhënat e saj javore të Plan-Operacionit, “TISPOL – Shtator 2017”
Sipas këtyre të dhënave, mësohet se janë gjobitur mbi 2 mijë drejtues mjetesh.
Policia Rrugore ka edhe Njoftimi dhe apeli i Policisë Rrugore.

Njoftimi dhe apeli i Policisë Rrugore

Drejtoria e Policisë RrugorePlan – Operacioni“TISPOL – SHTATOR 2017”Java: 11.09.2017 – 16.09.2017;Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.Oraret e kontrolleve të përqëndruara: 09:00-11:00 dhe 17:00-20:00;Shtrirja e kontrolleve: Gjithë akset rrugore dhe zonat urbane;Mjete të kontrolluara: 18,230 gjithsej;Drejtues të ndëshkuar për mosvendosje rripi sigurimi: 2170;Leje drejtimi të pezulluara për transport të parregullt fëmijësh: 36;Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”: 1. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve .2. Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;3. Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;4. Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;5. Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë:• 30 fëmijë të vdekur;• 64 të plagosur rëndë;• 272 të plagosur lehtë;“Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj…NUK KA ME TË SHTRENJTË SE JETA E FËMIJËVE !Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore.

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 18 سبتمبر، 2017

Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.
Oraret e kontrolleve të përqendruara: 09:00 – 11:00 dhe 17:00 – 20:00;
Shtrirja e kontrolleve: Gjithë akset rrugore dhe zonat urbane;
Mjete të kontrolluara: 18,230 gjithsej;
Drejtues të ndëshkuar për mosvendosje rripi sigurimi: 2170;
Leje drejtimi të pezulluara për transport të parregullt fëmijësh: 36;
Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”:
1. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve .
2. Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;
3. Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;
4. Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;
5. Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë:
• 30 fëmijë të vdekur;
• 64 të plagosur rëndë;
• 272 të plagosur lehtë;
“Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj…
NUK KA ME TË SHTRENJTË SE JETA E FËMIJËVE !
Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY