VIDEO/ Maliq, ja si u prangosën dy trafikantët e drogës te “Përroi...

VIDEO/ Maliq, ja si u prangosën dy trafikantët e drogës te “Përroi i Popçishtit”

333
0
Shares

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe nga veprime të mirëkoordinuara, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të… Mariglen Katros, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe
Lerbi Xhemollari, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12. 09. 2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, atyre iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.
Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY