EMRA & VIDEO/ Tiranë, arrestohen dy të rinj, ju gjenden tre mina...

EMRA & VIDEO/ Tiranë, arrestohen dy të rinj, ju gjenden tre mina me celularë

117
1
Shares

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Explosion”.

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar…
– Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë.
– Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Arrestimi i këtyre personave është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, i cili drejtohej nga Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.
Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale…
– 3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).
– mjeti tip “Volkswagen Polo”.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/4 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY