Makina luksi, drogë dhe mbi 300 mijë euro vjedhje, karabinierët shkrijne tre...

Makina luksi, drogë dhe mbi 300 mijë euro vjedhje, karabinierët shkrijne tre bandat e shqiptarëve

125
0
Shares

Tri banda hajdutësh shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve.
Sipas informacioneve zyrtare bandat nuk kishin lidhje me njëra tjetrën dhe opronin secila me tre anëtarë.
Hajdutët vidhnin makina të fuqishme dhe i përdornin për të lëvizur në zonën e Vareses, Brescias, Brianzas, Novarës e sidomos në Ticinon perëndimor, ku vidhnin shtëpi pasdite vonë ose në darkë.
E para formohej nga tre persona nga 37 në 28 vjeç, të cilës i janë provuar nëntë vjedhje deri tani në Novara, Galliate, Trecate, Brescia, Monza e Milano. Grupi i dytë përbëhej nga dy vëllezër, 30 e 26 vjeç, dhe një shok i tyre, 32-vjeçar, autorë të shtatë vjedhjeve të provuara në Novara, Cameri e provincat e Milanos e Vareses. Banda e tretë, përbëhej nga tre persona të moshës nga 32 në 26 vjeç, gjithashtu me shtatë vjedhje të provuara në Trecate, Milano e Varese.
Vlera totale e objekteve të vjedhur i kalon 300 mijë eurot, pjesa më e madhe është gjetur nga karabinierët dhe u është rikthyer pronarëve.
Karabinierët kanë arrestuar edhe një person tjetër të lidhur me një bandat, në një makinë të dyshimtë. Pas ndalimit, në makinë nuk janë gjetur sende të vjedhur, por 38 kile marijuanë, e ndarë në disa çanta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY