VIDEO & DETAJE/ Vlorë, ja si u dekonspiruar operacioni për bllokimin e...

VIDEO & DETAJE/ Vlorë, ja si u dekonspiruar operacioni për bllokimin e 1 ton drogë

136
0
Shares

Për dy javë me radhë tre trafikantët të cilët i shpëtuan policisë gjatë aksionit antidroge “Plazhi i Vjetër” ku u kap një ton kanabis, ishin në përgjim nga prokuroria.
Çdo lëvizje e personave ishte në survejim pasi ndiqeshin nga njësia operacionale në terren dhe të dhënat që ata do trafikonin drogë ishin të sakta, madje ata kishin caktuar edhe vendin.
Burime nga grupi hetimor sqarojnë për TV Klan se të premten gomonia ka është parë dy herë në plazhin e Zvërnecit, me qëllim ngarkimin aty.
Por për arsye që grupi hetimor nuk i shpjegon trafikantët vendosen të ngarkohen 30 metra larg portit të Vlorës.
Lënda narkotike ishte futur në një shtëpi të pabanuar, ndërsa tre trafikantët të cilët ishin në një gomone në det të hapur nuk janë afruar afër bregut. Ata kanë pikasur policinë dhe janë larguar me shpejtësi duke mos i dhënë mundësi reagimit të policisë dhe Guardia di Finanzës, e cila ishte përfshirë në aksion.
Burime nga grupi hetimor thonë se ka dyshime se ky operacion është dekonspiruar. Dyshimet se ata janë informuar, janë ngritur nga ndryshimi i vendit të ngarkimit nga Zvërneci në plazhin e vjetër dhe mos afrimi në breg me mjetin lundrues. Policia i ka identifikuar trafikantet dhe i ka shpallur ne kërkim.

VlorëFinalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar ''Plazhi i vjetër'' !Sekuestrohen 1030 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.Sekuestrohen edhe 6 armë zjarri, nga këto 3 Kallashnikov dhe 3 Pistoleta.Shpallen në kërkim tre shtetas.Operacioni nga Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë , Policinë Kufitare dhe GdF.Rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen '' 1 Maji'' rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special ''Delta Forcë'', me DVKM Vlorë dhe me GdF, nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ''Plazhi i vjetër''Në një banesë private të pabanuar , janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.Në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.Në momentin që ka ndërhyrë Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapsirën detare.Në ndjekie të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, ku ende vijon kontrolli në det për kapjen e tyre.Shtetasit G.S., A.I., J.S janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë.Vijon operacioni për gjetien dhe kapjen e tre shtetasve , si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 10 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY