SHARE

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Në kuadër te realizimit te një operacioni droge policia bën te ditur se u zbuluan qindra mijëra paundë drogë në shtëpinë e Henry Street. Shqiptari akuzohet për drejtimin e një ferme me kanabis në një shtëpi në qendër të qytetit. Mariglent Alla, 27-vjeç, mohon kultivimin e 730 bimëve të gjetura muajin e kaluar në shtëpi në Henry Street, Redcar. Furnizimi me energji i bimëve bëhej nëpërmjet disa kabllove elektrike të lidhur nëntokësorë. Shaun Dryden, ku ka mbrojtur Allën, tha se e ka gjetur vetën në mesin e trafikantëve dhe se klienti i tij ka qenë i dënuar më parë. Sipas prokurorit Harry Hadfield nëse zyra e oficerëve është e mendimit se ai është një viktimë e trafikimit prokuroria do të marrë një qëndrim tjetër. Duke folur përmes një gruaje përkthyese shqiptari tha: “Unë nuk jam fajtor”. 

Alla, adresa e të cilit u dha si Henry Street, Redcar, u la ne arrest deri më 10 nëntor. Gjykatësi vendosi se deri me kete date prokuroria do të vendose nëse shqiptari ka qenë viktimë e trafikimit, ose jo.

LEAVE A REPLY