Të rinjtë shqiptarë u futen në shtëpi të moshuarve dhe u punojnë...

Të rinjtë shqiptarë u futen në shtëpi të moshuarve dhe u punojnë zbor

59
0
Shares

Vjedhje të njëpasnjëshme kanë ndodhur kohët e fundit në Pedona, pjesë e qytetit të Barga, vetëm një distancë të shkurtër nga Filecchio. Dyshihet se autorët janë tre shqiptarë  të rinj në moshë të cilët janë arrestuar në stacionin e Fornaçit në Barga, pas një vjedhje të tentuar të shtunën. Viktima, ishte një grua tetëdhjetëvjeçare që jetonte vetëm. Ajo dha alarmin pasi u zgjua nga disa zhurma, dhe kuptoi se në shtëpi kishin hyrë njerëz, dhe është ngritur duke bërtitur. Pas dhënies së alarmit nga ana e saj, policia menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarëve. Grupi i shqiptarëve tani ndodhet në burg, dhe akuzohen për vjedhje. Por nga ana tjetër nuk është për tu përjashtuar fakti se vjedhjet e tjera te kryera në ditët e fundit  në Pedona kanë lidhje me këtë grup. Rreth tre javë më parë, hajdutët kthyen një tjeter shtëpi. Dhe në këtë rast brenda në shtëpi ndodhej një e moshuara dhe po flinte në momentin kur ka dëgjuar zhurma. Ajo është ngritur, por hajdutët menjëherë janë larguar, Ajo është detyruar që të mbyllë dhe një herë derën e hyrjes, ndërsa ka parë se në tryezë i kishin lënë disa sende me vlerë. Sapo pa tryezën, gruaja atëherë kuptoi se ajo kishte qenë viktimë e një vjedhjeje dhe kishte dhënë alarmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY