FOTO/ Ky shqiptar vuri në alarm Zvicrën, u arratis nga burgu

FOTO/ Ky shqiptar vuri në alarm Zvicrën, u arratis nga burgu

190
0
Shares

Autoritetet e Zvicrës janë vënë në alarm pasi një shqiptar është arratisur nga burgu.
Sipas mediave lokale bëhet fjalë për shtetasin Bashkim L., 35 vjec nga Kosova, i dënuar për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë.
35 vjeçari është arratisur gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës së javës së kaluar nga burgu qendror i Friburgut në Zvicër.
Policia e Friburgut i ka kërkuar sot qytetarëve ndihmë për informacione nëse e shikojnë të arratisurin.
Sipas policisë, me shumë gjasa ai është jetë larguar nga Zvicra dhe ka mbërritur në Kosovë.
Bashkim L., ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY