Majlinda Bregu largohet nga politika: Në PD ka torollakë

Majlinda Bregu largohet nga politika: Në PD ka torollakë

957
0
Shares

Ish deputetja e PD-së, Majlinda Bregu lajmëroi sot largimin e saj nga politika përmes një fjale që mbajti në hapje të Shkollës Europiane pranë Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian të ciline  drejtoi për disa vite.

 

“Ky fillim shtatori nuk ka rutinën e shumë të parangjashmëve të tij për mua. Ndërkohë që parlamenti po fillon sesionin e ri, unë po mbyll marrëdhëniet e mia disa vjeçare me të”, tha Bregu në fillim të fjalës së saj.

 

Në vazhdim ajo tha se ndëshkimi i saj erdhi për shkak se tha disa të vërteta që janë të tilla edhe sot.

 

“Une pagova çmimin e respektit ndaj vetes, pse thashë ca të vërteta të cilat fatkeqësisht mbeten të vërteta.

Ka njerëz që e kalojnë gjithë jetën duke luajtur symbyllazi me shpirtin e tyre dhe përdorin gjithëmarifetet e mundshme për të mashtruar veten në atë lojë ku janë përfshirë. As realiteti dhe as e vërteta nuk depërton dot brenda tyre, por pluskon duke ua lënë mendjen të ankoruar në hicgjë. Janë njerëz të cilët janë mësuar që veten ta kërkojnë ndër të tjerë. Dhe fatkeqësisht këta janë e keqja që nuk mundet dot kollaj. Jane banaliteti dhe rreziku më i madh politik sot.

Në këtë betejë mes vetes, me instikte dhe pikëpamje të ndryshme nga ca të tjerë, dështova. E them këtë fare e qetë pasi nuk kam luksin të mendoj se kur nuk e fiton një betejë, qoftë ajo edhe për të bërë më të mirë shtëpinë tënde, quhet fitore. Por unë nuk di të ketë standart tjetër për të vënë në provë dinjitetin, përvecse të jesh vetja dhe i vërtetë.

Shumë gazetarë më kanë pyetur javës që shkoi për një përfolje publike, (se mos ishte e vetmja), për përfshirje timen në qeverinë e sotme, për shkrirjen e e Minsitrisë së Integrimit e kështu me radhë”, theksoi Bregu.

Në vijim ish-deputete dhe ministre e PD për shumë vite konsideroi tarallak ato zëra sipas të cilëve ajo do të përfshihej në kabinetin qeveritar të Ramës.

“Jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme e sajesa,burimin e të cilave e gjen fare lehtë, mjaft të lexosh ndonjë tarallak rishtar që edhe pse ka blerë një mandat parlamentari e nis punën si shërbëtor”, duke aluduar për deputetin biznesmen të Vlorës, Agron Shehaj.

Bregu pritet të vijojë me punën e saj të hershme në shoqërinë civile, lidhje që nuk i ka ndëprerë as gjatë viteve që ishte në e anagzhaur në politikë dhe qeveri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY