Dhunojnë barbarisht forcat e policisë, arrestohen 3 dibranët

Dhunojnë barbarisht forcat e policisë, arrestohen 3 dibranët

264
0
Shares

Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme tre persona, për kundërshtim të forcave të rendit. Gjithashtu, tre të arrestuarve u është gjetur edhe një sasi droge. Arrestimet erdhën në kuadër të operacionit “Dobrova”. Të arrestuarit janë:

 Olsi Toska, 24 vjeç,

Astrit Buci, 34 vjeç,

Altin Margjoka, 30 vjeç.

Arrestimi i shtetasve  Astrit Buci dhe Altin Margjoka është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi Altin Margjoka ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit  e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit Astrit Buci. Ndërsa shtetasi Olsi Toska  është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij Astrit Buci, Toska  është kapur në flagrancë  nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY