Ish-ministri Manjani mbështet akademik Fugën për reformën në Akademinë e Shkencave por...

Ish-ministri Manjani mbështet akademik Fugën për reformën në Akademinë e Shkencave por ndahet në një pikë

93
0
Shares

Ish-ministri i drejtësisë dhe juristi i njohur Ylli Manjani është përfshirë sot në debatin ngritur nga Akademiku Artan Fuga në lidhje me reformimin e  Akademisë së Shkencave.

Në një koment të tij ai i drejtohet prof. Fugës duke konstatuar edhe disa problematika të tjera që gëlojnë në këtë institucion ndërkohë që ndahet me akademikun ne një cështje.

Komenti i plotë i Manjanit:
Krejt legjitime, të drejta dhe logjike janë këto pika që ju i shtroni, jo vetëm si kërkesa, por si standarte normale sjellje në një institucion.

Aq më tepër në një Institucion si Akademia e Shkencave që duhet të rrezatojë korrektësi maksimale. Akademitë e kohëve moderne ashtu si dhe ato të kohëve të hershme ndërtohen për zhvilluar ide që i paraprijnë zhvillimit të një shoqërie. Akademia jonë vështirë të quhet e tillë, në fakt!

Ndaj standartet që Ju parashtroni me të drejtë duhen mbështetur, jo thjesht për kritikë të situatës aktuale por si mundësi për ndryshim. Në fakt akademikët nuk mund të harxhojnë kohë me tema të organizimit të tyre të brendshëm, por me debat mbi idete…

Fakti që debati duhet të përqendrohet edhe mbi këto çështje të organizimit, tregon se sa rëndê është sot Akademia, shkenca dhe se në cfarë krize është ideja në vetvete… këtu e ka bazë ndoshta edhe improvizimi i politikës që drejton kuturu, pa ide e pa vizion…

Por të kthehemi tek standartet që Ju kërkoni; po, janë TË DREJTA! Pa diskutim!

Edhe ajo çështja e pensionit është për tu diskutuar. Natyrisht një akademik nuk mund të pensionohet asnjëherë. Por një kryetar Akademie ( pra një administrator) patjetër që po! Menaxhimi kërkon aftësi të mira dhe energji që njeriu i humbet me kalimin e një moshe të caktuar. E përsëris; një akademik nuk del kurrë në pension, ndersa një administrator po.

Funksioni i kryetarit të Akademisë nuk është hierarki profesionale, besoj unë! Ska sesi të jetë, sepse akademikët janë të ndarë nëpër fusha të caktuara të shkencës. Si të tillë mund të flitet për Hierarki profesionale vetëm brenda të njëjtës fushë, por jo për të gjitha fushat së bashku.

Prandaj kryetari edhe zv kryetari edhe funksione të tjera drejtuese janë funksione administrative dhe i nënshtrohen rregullave të përgjithshme të administrimit publik, të cilat përcaktojnë edhe daljen në pension.

Ky është mendimi im për pikën 5 të kërkesave/standarteve Tuaja, Profesor.

Natyrisht, ky mendim mbetet imi dhe jo i një institucioni publik, por thjesht i nje Avokati me përvojë në çështjet e të drejtes Publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY