VIDEO & FOTO GALERI/ Arrestohet adoleshentja, “truri” i lojës vetëvrasëse “Balena Blu”

VIDEO & FOTO GALERI/ Arrestohet adoleshentja, “truri” i lojës vetëvrasëse “Balena Blu”

88
0
Shares

Një adoleshente është arrestuar nga policia si organizatore globale e lojës vetëvrasëse “Balena Blu”.
Rusja 17-vjeçare akuzohet si “truri” pas grupit të vdekjes, i cili ka nxitur dhjetëra fëmijë që të preken nga loja e rëndë e shumë prej tyre kanë vrarë veten. Ata kërcënonin viktimat se do t’u vrisnin familjarët nëse nuk u bindeshin urdhrave të tyre, duke përfshirë prerjen e damarëve me thikë apo akte të tjera vdekjeprurëse.
Një 21-vjeçar është arrestuar gjithashtu pranë Moskës dhe akuzohet se ka nxitur vajzat adoleshente të shkojnë vetëflijimit.
Sipas hetuesve të shtetit rus, “administratori i grupit të vdekjes” është femër dhe ka luajtur vetë fillimisht lojën, por nuk ka përfunduar me vdekjen e vet, duke zgjedhur të bëhet “admin” në vendin vdekjeprurës, për të ndihmuar të tjerët që të kryejnë veprën fatale.
Kolonel Irina Volk, nga Ministria e Brendshme e Rusisë, tha se, “Ky administrator po dërgonte detyra të veçanta – shpesh kërcënuese për jetën – për secilin prej disa dhjetëra anëtarëve të grupit”.
Grupi i vendoste 50 detyra për 50 ditë, që synonin “krijimin e situatave psikologjikisht traumatike”, dhe në fazën përfundimtare kërkohet vetëvrasja.
Kjo përfshinte inkurajimin e tyre për të parë filma horror, duke u zgjuar në mes të natës dhe duke dëmtuar vetveten.
E dyshuara 17 vjeçare u arrestua në rajonin Krai të Khabarovskit në Rusinë jug-lindore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY