FOTO GALERI/ Elbasan, sekuestrohen 4 automjete të dyshuara si të vjedhura në...

FOTO GALERI/ Elbasan, sekuestrohen 4 automjete të dyshuara si të vjedhura në vendet e BE

66
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë vijuar zbatimin e plan – operacionit “Summer 2017 Elbasani” me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.
Gjatë këtij plan – operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 automjete të dyshuara të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.
Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:
1 – Mini Cooper
2 – BMW
3 – BMW
4 – Auadi

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.
Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 4 shtetas.
Ndaj tyre, materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” , parashikuar nga Neni 141/a dhe 190 të Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të zbatimit të Plan – Operacionit “Summer 2017 Elbasani” janë arrestuar 2 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 I Kodit Penal.

Janë verifikuar 380 Automjete motorrike
Janë shoqëruar 28 shtetas
Janë kontrolluar 520 shtetas
Janë vendosur 150 Masa Administrative nga Sektori i Qarkullimit Rrugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY