EMRAT/ Rama shpall ministrat e rinj

EMRAT/ Rama shpall ministrat e rinj

294
0
Shares

Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri te qeverise. Gjate fjalimit te tij permbylles, Kryeministri Rama ka treguar se ka bashkuar disa ministri ne nje te vetme per te shmangur sorollatjen e qytetareve. Me poshte keni emrat e perzgjedhur dhe postet ne te cilat jane vendosur.

Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti. Në përbërje të saj do të ketë 50% burra dhe 50% gra. Detyrën e zv/kryeministres e merr Senida Mesi, deputete e qarkut të Shkodrës, e cila duket se është risia kryesore e kabinetit qeveritar, ndërsa shumë prej ministrave rikonfirmohen.

Rama: Pranë meje do të jenë edhe dy ministra shteti, njëri për shqiptarët jashtë kufijve dhe natyrshëm në këtë post është Pandeli Majko. Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes do të jetë Sonila Qato.

Rama:

Detyrën e ministrit të Jashtëm do t’ia ringarkoj Ditmir Bushatit.

Ministria e Brendshme do t’i ngarkohet Fatmir Xhafës.

Ministria e Mbrojtjes, duke falënderuar Mimin për punën e bërë, stafetën tek Mbrojtja do ta marrë prapë një grua Olta Xhaçka.

Etilda Gjoni, ministre Drejtësisë.

Ministria e Kulturës do të ringarkoj Mirela Kumbaron

Ministria e Financave do të bashkohet me Ekonominë, e cila do të marrë edhe sektorin e punës nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës ngarkoj Arben Ahmetajn.

Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve do t’i bashkohet Rinia dhe në detyrën e ministres do t’i jepet Lindita Nikollës.

Ministria e Shëndetësisë do të jetë Ogerta Manastirliu.

Ministria e Energjisë do të bashkohet me Infrastrukturën. Damian Gjiknurido të jetë ministri.

Detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ngarkoj Niko Peleshin.

Komponenti i turizmit dhe mjedisit do të bashkohet. Detyrën e ministrit do të ngarkoj Blendi Klosin.

“Këto janë ndarjet dhe bashkimet e blloqeve të mëdha. A do ta përfundojmë mandatin me këtë qeveri? Këtë do ta tregojnë vetëm pasqyrat hapi pas hapi të çdo ministri. Filozofia e këtij mandati është pasqyra e rezultateve.”, tha Rama.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY