FOTO/ Pesëqind lekshi që vuri në pranga shoferin 55 vjeçar

FOTO/ Pesëqind lekshi që vuri në pranga shoferin 55 vjeçar

190
0
Shares

Një shofer ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. 55 vjeçari, Halil Posku, banues në Tiranë po drejtonte një mjeti tip kamioni me shpejtësi përtej normave të lejuara. Pas ndalimit nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Kurbin , në aksin rrugor Skuraj – Fushë Milot , për të shmangur masën administrative, ka tentuar ti korruptojë policët rrugorë duke futur 500 lekë të reja mes dokumentave. Menjëherë autoritetet i kanë vënë prangat shoferit.

Njoftimi i policise

Kurbin
Goditet një rast i mitdhënies

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative , arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Më datë 26.08.2017, nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Kurbin , në aksin rrugor Skuraj – Fushë Milot , u kap në flagrancë shtetasi :

– Halil Pisku , 55 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara. Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY