Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Qeveria e re të mbajë premtimet

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Qeveria e re të mbajë premtimet

57
0
Shares

Në prag të emërimit të anëtarëve të qeverisë së re, biznesi i huaj dhe vendas ka drejtuar disa kërkesa. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crwoford, kërkon që të mbahen premtimet e dhëna në mënyrë që ekonomia shqiptare të konkurrojë me rajonin. Ndërsa vlerëson idenë e bashkimit të Drejtorisë së Tatimeve me Doganat. Po ashtu Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë të krijojë politika të qarta për mbrojtjen e prodhimit vendas.

Bizneset i kërkojnë qeverisë që të ketë në vëmendje politikat ekonomike për kthimin e Shqipërisë në një vend konkurrent me rajonin.
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, deklaron për Ora News se tashmë priten ndryshime serioze që të tërhiqen më shumë investitorë, ndërsa apelon që të mbahen premtimet e qeverisë.
“Sa më thjeshtë, nëse duhet të paguaj 100 lekë të mos paguaj 10 këtu, 20 këtu dhe 10 këtu por të paguaj një herë në vit. Të jemi konkurrent në rajon”, deklaron Marc Crowford.
Në lidhje me projektin për bashkimin e Drejtorisë së Tatimeve me Doganat, Crowford e sheh si një tjetër lehtësim për shërbimet e biznesit.
“Mund të shkoj në një vend për të gjithë gjërat që janë të lidhura me taksat, kjo është më thjeshtë sepse besoj që tek Doganat mblidhen edhe taksat e tjera. Unë do të thosha se nëse Qeveria do të bashkojë disa Ministri dhe disa Drejtori, do të isha pro”, sqaron Marc Crowford.
Konfindustria nga ana tjetër i kërkon qeverisë që agjencitë rregullatore të kryejnë rolin e tyre të munguar për sigurimin e konkurrencës së ndershme, luftën kundër monopoleve dhe hapjen e tregjeve, si dhe të ndërmerren politika serioze për mbrojtjen e prodhimit vendor.
Gjithashtu kërkohet që politikat e zhvillimit bujqësor dhe sidomos mjedisor të marrin vëmendjen e veçantë në qeverinë e re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY