VIDEO/ Kishte fshehur drogën në kontenier, arrestohet durrsaku

VIDEO/ Kishte fshehur drogën në kontenier, arrestohet durrsaku

105
0
Shares

89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa jane sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Kontenieri”.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

•Arben Balliu 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë

Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY