Shqiptari i ngul thikën në zemër serbit, e lë të vdekur në...

Shqiptari i ngul thikën në zemër serbit, e lë të vdekur në vend

294
0
Shares

Një shtetas shqiptar ka qëlluar me thikë në zemër një serb nëVjenë të Austrisë, ndërsa ka plagosur një tjetër. Serbi Perica Gavrilovic është qëlluar me thikë në zemër nga një shqiptar, pas një sherri për disa femra. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në afërsi të bar ‘Space bar lounge’ të cilin Gavrilovic e kishte në administrim bashkë me dy miq të tij. Pasi kanë dalë nga kafja për t’u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe. Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi, njofton ‘Vecernji List’. Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.

‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY