Sherr me thika në Sarandë, 12 vjeçari ther adoleshentin

Sherr me thika në Sarandë, 12 vjeçari ther adoleshentin

107
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sherr mes dy të miturish ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Rreth orës 22:35, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. O., 15 vjeç, i cili ka pasur dëmtime me mjete prerëse (thikë). Policia ka shkuar dhe ka marrë kontakt me shtetasin e dëmtuar, i cili është jashtë rrezikut për jetën, dhe si rezultat i hetimit paraprak ka rezultuar se në fshatin Qafë Gjashtë, është goditur me mjet prerës (thikë), në bark, pas një konflikti për motive të dobëta që ka patur me shtetasin O.H., 12 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY