I biri sulmoi e vrau dhjetëra njerëz në Barcelonë, flet nëna e...

I biri sulmoi e vrau dhjetëra njerëz në Barcelonë, flet nëna e tij

84
0
Shares

Nëna e terroristit Younes Abouyaaqoub – personi që dyshohet të ketë qenë në timonin e furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë – i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet. Pohimin për agjencinë e lajmeve “Reuters” e bëri një kushërirë e 22-vjeçarit.

“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa.

Qyteti i Ripollit, i ngritur në kodrinat e Pirenejve pranë kufirit francez, është kthyer në epiqendrën e hetimit, si zona ku jetonin katër të dyshuarit me origjinë marokene. Dokumentet që “Reuters” ka mundur të shohë tregojnë se, veç Abouyaaqoub, lista e policisë e të përfshirëve në sulme përmban edhe emrin e 17-vjeçarit, Moussa Oukabir, atë të 18-vjeçarit Said Aallaa dhe Mohamed Hychami, 24 vjeç. Të premten, një apartament i këtij qyteti u bastis nga forcat e rendit, të lëshuara në gjuetinë e bashkëpunëtorëve të mundshëm, e ku është zhvilluar i nënti kontroll i befasishëm. Shefi i policisë së Katalunjës nuk e përjashton mundësinë, që Abouyaaqoub të ketë kaluar tashmë në territorin francez. Ekspertët mendojnë ndërkohë se atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalunjës, përpjekjet e së cilës për pavarësi rrezikojnë të marrin një goditje të fortë. Ato tregojnë se rajoni autonom ka një problem sigurie, ndërsa shtypi vendas pretendon se zyrtarët atje nuk i respektojnë prej muajsh më udhëzimet e Madridit. /TCh/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY