Elbasan, parukierja i djeg flokët nuses, plas sherri në sallon

Elbasan, parukierja i djeg flokët nuses, plas sherri në sallon

393
0
Shares

Një ngjarje epazakontë ka ndodhur ditën e sotme.
Një parukiere I ka djegur floket një nuseje.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Elbasanit ndërsa nusja shkoi që të rregullohej në parukeri.
Parukierja duket se ka qenë deri në grykë e mbushur me punë dhe e lodhur njëkohësisht nga fluksi që ka pasur këto ditë. Dëshmitarja okulare tregon se ka qenë duke pritur radhën kur pa që koka e nuses po merrte flakë.
“Përshëndetje Infoelbasani. Jam një vajzë nga qyteti ynë. Kisha shkuar në parukeri për tu rregulluar për një festë familjare. Parkujerja kishte shumë punë. Po rregullonte dy nuse njëherësh ndërsa unë bashkë me disa të tjera po prisnim radhën. Në një moment nga koka e njërës prej nuseve po dilte tym. Dhamë alarmin dhe parukierja ndërhyri menjëherë. Nusja që po rregullohej nisi të ulurash “Ç’më bëre. Më dogje flokët. Më prishe ditën më të bukur të jetës”. Ndërsa parukjerja përpiqej ta qetësonte. Në parukeri u përhap era e leshit të djegur. Pamë që flokët e nuses ishin djegur. Më pas parukjerja u përpoq që ta rregullojë por qederi ishte bërë. Ajo ia ngriti flokët nuses që me pjesët e brendshme të mbulonte të djegurat. Grindja mes nuses dhe parukieres ka vazhduar për disa minuta. Nusja doli duke qarë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY