Ministrja Karabina zëvendëson anëtarët e Bordit të Mjekësisë, reagon njëri prej tyre:...

Ministrja Karabina zëvendëson anëtarët e Bordit të Mjekësisë, reagon njëri prej tyre: Po na vjedhin autonominë

78
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina ka zëvendësuar 4 anëtarë të Bordit të Mjekësisë.
Ajo ka zëvendësuar anëtarët e zgjedhur nga ministrja Lindita Nikolla.
Në listën e të hequrve është edhe Plarent Ndreca nga Bordi i UPT. Anëtarët e emerëuar në Bordin e UM nga Karabina kanë zhvilluar sot një mbledhje, e cila u organizua teksa anëtarët e tjerët të Bordit janë me pushime. Sot 4 anëtarët e zgjedhur nga Karabina janë mbledhur dhe kanë miratuar të katërt buxhetin, teksa duan të emërojnë edhe administratorin.
3 anëtarët e zgjedhur të Bordit, kanë çuar ankesë për këtë fakt tek ministrja Karabina. Bord Buba, një prej anëtarëve të zgjedhur, ka thënë për NeWs24 se mbledhja e sotme ishte e jashtëligjshme.
“Ne jemi me pushime dhe Karabina zëvendëson 4 anëtarë, ky është shkarkim, jo zëvendësim. Ata me këtë mbledhje cënojnë autonominë e universitetit, gjë që dëmton financat primarja, dhe më pas edhe zgjedhjen e administratorit. Nuk është e ligjshme kështu. Në mbledhjen e bordit, duhet të jenë 3/5 e kuorumit të bordit për të votuar. Karabina e ka bërë këtë për të prishur autonominë dhe për të shtënë në dorë të gjithë financën dhe administratorin që bën punësimet,”- tha Buba. /BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY