Kërcënuan turistin kosovar dhe i kërkuan euro, përfundojnë keq dy policët

Kërcënuan turistin kosovar dhe i kërkuan euro, përfundojnë keq dy policët

134
0
Shares

“JOQ” publikoi sot denoncimin e një shqiptari të Kosovës i cili është përballur me sjelljen aspak profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ai tregon se është nisur nga qyteti i tij për në bregdetin shqiptar gjatë orëve të natës dhe e papritura i ka ndodhur me policinë tonë. E kanë ndaluar gjatë një kontrolli rutinë, teksa fëmijët e tij ishin në gjumë dhe pasi e gjetën me të gjithë dokumentacionin të rregullt, hashiqare i kërkuan bakshish.
Por pas kësaj ka reaguar edhe Policia e Durrësit e cila njofton se “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave”.

Njoftimi i Policisë Durrës:
Në lidhje me një publikim në media online, ku një qytetar nga Kosova ka denoncuar dy punonjës policie me pretendimin se i kanë kërkuar rryshfet, bëjmë me dije se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave.
Nga verifikimet e kryera është konstatuar se në lidhje me rastin e denoncuar, per mjetin ne fjale është vendosur një masë administrative nga patrulla e Policise.
Për veprime të mëtejshme më të hollësishme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe marrjen e masave perkatese.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon çdo qytetar për bashkëpunimin dhe mediat per denoncimin, duke garantuar marrjen e masave konkrete ndaj punonjësve që shkelin ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY