PDIU në krizë: Shpëtim Idrizi të japë dorëheqjen

PDIU në krizë: Shpëtim Idrizi të japë dorëheqjen

186
0
Shares

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, në një intervistë për gazetën Panorama, ka analizuar humbjen e PDIU-së në zgjedhje.
Sipas Rakipit, përgjegjësia për humbjen e mandatit të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi në Tiranë është përgjegjësi e vetë Idrizit, i cili sipas tij është dembel.
Rakipi ka thënë se Idrizi duhet të japë dorëheqjen për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Për mos hyrjen e Shpëtim Idrizit në Parlament, nuk bëj përgjegjës njerëzit se sa vetë kryetarin. Kryetari arsyet e humbjes duhet t’i kërkojë te vetja. Në fushatë po nuk dole t’i takosh njerëzit kudo që të jenë, po nuk shkove t’i respektosh në komunitetet e tyre, në shtëpi, në biznese, njerëzit nuk të mbështesin, sepse ata nuk të shohin më si kryetar partie, por të vlerësojnë nga marrëdhënia njerëzore direkte që ti krijon. Nuk ka më bastione, sidomos me partitë e vogla. Pse nuk na ka votuar komuniteti çam në Tiranë? Ne këtë duhet të analizojmë. Si politikan Shpëtim Idrizin, unë do ta klasifikoja si 10 më të mirët e Parlamentit. Është pak dembel dhe kjo na ka dëmtuar pak. Kështu nuk ecet më tutje. Kryetari duhet të jetë më i drejtpërdrejtë, më i komunikueshëm me njerëzit. Do të diskutojmë brenda partisë se si do të zgjidhet ky ngërç. Për shkak të rezultatit, edhe kryetari mund të japë dorëheqje”, tha ndër të tjera Rakipi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY